Flash News

Ditari i Maxhorancës

Konflikte me Ahmetajn? Deputeti i PS: Kryesia vendosi për rotacion brenda qeverisë

Konflikte me Ahmetajn? Deputeti i PS: Kryesia vendosi për rotacion brenda

Deputeti i PS-së Etjen Xhafaj ka folur rreth marrëdhënieve të partisë me Arben Ahmetajn, pasi ky i fundit u la në hije nga Rama.

I ftuar në studion e Euroneës Albania, Xhafaj tha se nuk bëhet fjalë për ndonjë konflikt në PS e Vlorës, por për një vendim të Kryesisë së socialistëve për të bërë rotacion edhe me postin e zv.kryeministrit.

“Është marrë një vendim nga Kryesia në diskutim më të gjithë faktorët për të pasur një mini-rotacion brenda qeverisë për të adresuar nevojat imediate. U vendos që të kishte rotacion edhe për zv.kryeministrin. Më pas  kjo u paralelizua edhe në terren me ndryshimet në qarkun e Vlorës. Ahmetaj është deputet i PS-së. Nuk ka asnjë lidhje me konfliktet në PS të Vlorës, është një vendim që është marrë në qendër për të mundësuar le të themi një tranzicion më të lehtë dhe për të maksimizuar impaktin në terren”, tha ai.

Të fundit