Flash News


Ditari i Maxhorancës

Konflikti Izrael-Palestinë ‘ndan’ Tiranën nga Ankaraja, Rama: Terrori është i palejueshëm

Konflikti Izrael-Palestinë ‘ndan’ Tiranën nga Ankaraja,

Kryeministri Edi Rama, në deklaratën për shtyp krah Rexhep Tajip Erdogan, tregoi pikën e ndarjes mes tyre sa i përket luftës mes Izraelit dhe Palestinës.

Teksa presidenti turk u ndal tek terrori i Izraelit, Rama tha se është Hamasi dhe terrori i ushtruar prej tyre, pika ku ndahen Tirana dhe Ankaraja.

Rama theksoi se është pro armëpushimit mes dy vendeve, por duke pranuar që duhet të krijohet shteti i Palestinës.

“Në një pikë kemi një këndvështrim të ndryshëm, sepse duke qenë tërësisht të vendosur bashkë me Republikën e Turqisë dhe me shumë të tjerë, po flas për këtë marrëdhënie kundër terrorizimit, kundër terrorit. Për ne terrori në çdo formë dhe me çdo pamje që të shfaqet është i pa tolerueshëm. Ne jemi absolutisht dhe kemi votuar në Këshillin e Sigurimit për një armëpushim,  që patjetër duhet të nënkuptojë dhe lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve, por për ne Hamasi dhe çdo burim tjetër i terrorit nuk ka vend në të ardhmen paqësore”, tha Rama.

Të fundit