Flash News

Ditari i Maxhorancës

Konflikti me FSHF-në, Rama tregon telefonatën me Veliajn: I thashë po SPAK-un për çfarë e përmend

Konflikti me FSHF-në, Rama tregon telefonatën me Veliajn: I

Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatin në FSHF dhe Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në Open, Rama tregoi se ka patur një bisedë me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj ndërsa thekson se nuk e ka dëgjuar përgjimin.

Nuk kam asnjë koment. Qeveria është tërësisht jashtë kësaj çështje. Për qytetarët mund të ishte më e rëndësishme tema e legalizimit apo jo të kanabisit mjekësor, amnistimit të punës në të zezë të emigrantëve. Konflikti i bashkisë si aksionere e futboll klub Tirana me FSHF-në nuk është një çështje e qeverisë. Nuk është tema jonë kjo si qeveri.

Kam bërë një bisedë me kryetarin e bashkisë pasi doli një përgjim. Përgjimin nuk e kam dëgjuar, refuzoj të dëgjoj përgjime sepse të gjitha të dala nga konteksti prodhojnë diçka të tillë. E mora ta pyes ca është kjo dhe më shpjegoi gjithë kontekstin, abuzimet e Federatës, procesin e zgjedhjeve jashtë standardit. I thashë po SPAK-un për çfarë e përmend.

Shiko si del nga konteksti. SPAK-u nuk ka lidhje fare me një OJF. Kuptohet që është një fjalë e thënë në një muhabet, por SPAK-u vetë nuk ka kompetencë të merret me OJF-në. Është një muhabet në një dhomë me profesorë kalçetoje. Thonë që kanë të dhëna flagrante për farsën e zgjedhjeve është puna e tyre”, tha Rama.

Të fundit