Flash News

Ditari i Maxhorancës

Konflikti Rusi-Ukrainë, Rama qartëson pozicionin e Shqipërisë: Do jemi bashkëpenëmbajtëse me SHBA në OKB

Konflikti Rusi-Ukrainë, Rama qartëson pozicionin e

Kryeministri Edi Rama ka qartësuar pozicionimin e Shqipërisë lidhur me çështjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.

Në një konferencë për mediat, bashkë me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, Rama tha se Shqipëria do të jetë në një qëndrim të bashkërenduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të shprehen në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku Shqipëria u bë anëtarë për periudhën 2022-2023.

Edi Rama: Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse në këshillin e sigurimit të kombeve të bashkuara për ceshtjen e Ukrainës.

Është përgjegjësi e madhe dhe konfirmim i një Shqipërie tjetër në arenën ndërkombëtare që vlerësohet për karakterin, qëndrueshmërinë dhe për aftësinë e rolit që i takon si vend që promovon paqen e sigurinë, si vend anëtar i NATO dhe në një pozicion të vlerësuar në rajon.

Kjo konfirmon një pozicion pa ekuivok të vendit tonë. Duke qenë aktiv në një ceshtje akute si e Ukrainës dhe të gatshëm për punë konkrete në arenën ndërkombëtare, përkufizojmë më qartë atë që dëshirojmë për një forcë që kontribuon për të mirën.

Jemi të emocionuar nga ky zhvillim se është kurorëzim i një përpjekje dhe jo fundi, por në vazhdon për të bërë që vendi të qëndrojë në nivel tjetër në raportet ndërkombëtare, krahasuar me të shkuarën.

Të fundit