Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kongresi i PS, Balla: Sot të gatshëm që të dëgjojmë çdo kritikë, në fund të mandatit do arrijmë 1 miliard dollarë eksporte

Kongresi i PS, Balla: Sot të gatshëm që të

Ndërsa ka nisur i ndarë në pesë panele të ndryshme në Tiranë Kongresi i PS, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli në panelin për bujqësinë e sigurinë ushqimore.

Balla kërkoi nga të pranishmit që shprehin çdo mendim kritik pa ndrojë, ndërsa u shpreh se deri në fund të mandatit të tretë qeveria do të arrijë me 1 miliard dollarë eksporte. 

Sheshi Nënë Tereza duhet të jetë sheshi i debatit më të madh në Shqipëri. Do ju lutesha që mos kini sot asnjë lloj frenimi. Jemi të gatshëm sot të dëgjomë cdo lloj kritike e shqetësimi. Diskutimi duhet të jetë shumë i hapur.  Natyrshëm që një pjesë do të sjellin shqetësime.

Kemi filluar këtë panel të bujqësisë, atje matanë është paneli i energjisë dhe mes nesh është edhe një panel i të rinjve. Përballë kemi një panel shumë të rëndësishëm për paketën e rezistencën sociale. Kemi edhe një panel tjetër që është një panel me miq të ftuar nga të gjitha trojet shqiptare. S’jemi atje ku kemi dashur të arrinim por s’ka krahasim me atë që e nisëm në 2013 ne në fund të këtij mandati të tretë duam të arrijmë me 1 miliard dollarë eksporte“, tha Balla.

Të fundit