Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kongresi/ Vajza e Bashkim Finos i bashkohet PS: Si gjirokastrit fitoi, më solli këtu mes jush

Kongresi/ Vajza e Bashkim Finos i bashkohet PS: Si gjirokastrit fitoi, më

Në kongresin e PS u kujtua edhe ish-kryeministri Bashkim Fino, i cili humbi jetën disa muaj më parë nga Covid-19. Si fillim u prezantua një video nga momentet kulminante të Finos në PS, ndërsa më pas ishte vajza e tij, Megi Fino e cila mori fjalën.

Ajo kujtoi të atin e saj dhe tregoi se Fino kishte dashur që vajza e tij të përfshihej më herët në politik, kërkesë që nuk i ishte plotësuar nga Megi.

Por ajo sot njoftoi se ka vendosur të jetë pjesë e PS. Megi Fino është me profesion juriste dhe ka punuar për studio ligjore vendase dhe huaja.

"E munda babain në konflikt, por si gjirokastrit fitoi ai me këmbëngulje, që me ikjen e tij më solli këtu mes jush për të mos ikur më. Baba uroj të jesh duke më parë sot nga atje lart. Shpresoj të jesh krenar me mua. Do jem çmos për të qenë në lartësinë e emrit që më le. Do angazhohem me mish e me shpirt në familjen e PS", tha ndër të tjera vajza e Bashkim Finos.

Të fundit