Flash News

Ditari i Maxhorancës

Konstituohet Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit, opozita bojkoton

Konstituohet Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit, opozita bojkoton

Është konstituar sot Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit. Opozita e ka bojkotuar mbledhjen të drejtuar nga kryetari i komisionit Erion Braçe.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u shpreh e keqardhur për bojkotin e opozitës.

“Mjetet e komunikimit shpërndajnë lajme dhe informacione mbi atë që ndodh në botë. Distanca në këtë botë, është e vogël. Këto transformime janë shumë të mira, por ka raste që këto burime informacioni mund të dezinforojnë dhe mund të çojnë drejt dhunës dhe konfliktet. Ndërkohë, në disa raste këto burime dhe influenca janë rrezik real për institucionet demokratike”, tha Nikolla.

Të fundit