Konsultimet ishin një fasadë ? Balluku “demaskon” Begajn zbulon datën e zgjedhjeve
Politiko
3 Dhjetor 2024, 14:13
Zgjedhjet për datën 11 maj 2024 janë tashmë të fiksuara, dhe e gjithë kjo është bërë më e qartë sot nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila gjatë seancës parlamentare, demaskoi përdorimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, si një "noter" të dëshirave të Partisë Socialiste.
Balluku e hodhi poshtë çdo iluzion për një proces të vërtetë konsultimi, duke theksuar se, edhe pse Presidenti zhvilloi bisedime me partitë dhe KQZ-në, kjo ishte vetëm një farsë e orkestruar nga qeveria.