Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Kontrabandë vaksinash me Di Maion’, Rama tërheq deklaratën: Bëra shaka, fjala u nxor nga konteksti

‘Kontrabandë vaksinash me Di Maion’, Rama tërheq

Në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Bergamos në Italia, kryeministri Edi Rama tregoi edhe rrugën se si Shqipëria arrit të siguronte vaksinat antiCovid, kur Bashkimi Evropian nuk i ofroi.

Nga Kuvendi, Rama tha sot se fjala ‘kontrabandë’ është përdorur në sensin e shakasë për të treguar përkrahjen dhe mbështetjen që i ofroi Italia në periudhën e pandemisë.

Kryeministri iu referua mediave duke thënë se nxorën nga konteksti fjalën e tij.

“Jam i habitur që rrëfimi im për një sasi simbolike vaksinash që na u dha nga Italia në momentin më të errët të pandemisë mund të na frymëzojë që ta marrim seriozisht fjalën ‘kontrabandë’ që përdora për të përshkruar me shaka një bashkëpunim vëllazëror që ka shpëtuar jetë njerëzore. Ndjehem i detyruar të nënvizoj se ajo që raportoi shtypi për fjalimin tim të djeshëm në Bergamo për dërgimin e vaksinave nga Italia është qartë historia e një paradoksi që në asnjë rast nuk mund të interpretohet duke nxjerrë jashtë kontekstit një fjale të përdorur me shaka”, tha Rama.

Të fundit