Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Kope, budalla”/ Rama me gjuhë fyese ndaj deputetëve të opozitës, kërkohet ndëshkim nga Kuvendi

“Kope, budalla”/ Rama me gjuhë fyese ndaj deputetëve

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar deputetëve të opozitës me fjalët “kope”, “budalla” disa herë gjatë fjalimit të mbajtur sot në Kuvend. Ai është përfshirë në replika me opozitën për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrinit.

Përfaqësuesit e opozitës i kërkuan të bënte kujdes me gjuhën e përdorur, ndërsa kreu i grupit Enkelejd Alibeaj i tha kryeparlamentares Lindita Nikolla që të marrë masa ndëshkuese ndaj Ramës.

“Tha 13 herë fjalën budalla, i budallenjve, kopeja dhe me radhë. Ndjej keqardhje për gjendjen mendore të tij, por në parlament ka një kod sjellje. Në nenin 6 thuhet që duhet sanksionuar deputeti që përdor gjuhë jo parlamentare dhe sapo ndodhi. Duhet sanksionuar nga ju, për të vendosur seriozitetin në këtë sallë”, u shpreh Alibeaj.

Ndërkohë kryeministri u shpreh gjatë replikave se nuk e ka problem që t’i thonë budalla, pasi sipas tij ky është një opinion. Por u shpreh se nuk e pranon ti thonë kriminal apo hajdut, pasi kjo është akuzë penale.

“Te gjuha fillon problemi. Ne kemi probleme të mëdha që na ndajnë në shumë gjera, por tek gjuha e kemi problemin kryesor. Sepse ju keni një nivel të gjuhës shqipe që është nivel bazik, i ulët fare. Do më falni për mungesën e modestisë, por ne e kemi cik ndryshe punën e gjuhës. Unë nuk i thashë asnjërit nga ju që t’i je budalla.

Po t’i thosha ashtu kjo është fyerje. Unë ju thashë keni budallallëkun sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj. Nëse ju në një moment u ndjetë dele ky është problemi juaj. Kur njerëzit bien në nivelin tuaj kthehen në kope.

Këto janë mënyra të të shprehurit. Nëse do të hyjmë tek gjuha parlamentare juve nuk duhet të hynit në parlament kurrë, sepse juve nuk thoni thjesht fjalë fyese, por juve shani me fjalë që përbëjnë akuza penale. Për mua nëse dikush më thotë budalla  nuk kam asnjë problem. Nëse më thotë kriminel, patjetër e kam probleme.

Puna juaj, fatkeqësi e madhe për jetimët që keni lënë rrugëve. I keni bërë mish për top në luftën tuaj absurde. Një i vdekur që kujton se është gjallë, disa të gjallë që janë më të vdekur se i vdekuri. Edhe kërkoni ju të na tregoni se si bëhet Parku i Butrintit, o vdeksha unë për ju”, tha Rama.

 

 

Të fundit