Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kosova me doganë në portin e Durrësit/ Ndryshon lista e zonave të mbrojtura, vendimet që miratoi sot qeveria

Kosova me doganë në portin e Durrësit/ Ndryshon lista e zonave

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në mbledhjen e qeverisë ndryshimet në VKM për listën e zonave të mbrojtura, ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Shqipëri për lehtësirat doganore.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi ndryshimet në VKM për zonat e mbrojtura. Mali i Munellës shpallet Park Kombëtar, lumi i Shalës dhe lumi i Vjosës shpallen zona të mbrojtura. Kumbaro shtoi se me shpalljen e VKM-së do të bëhet publike edhe lista e plotë me zonat e mbrojtura.

“Kemi me këtë proces rishikimi shpallje të zonave të reja siç është lumi i Vjosës, që është aq shumë i komentuar apo siç është lumi i Shalës e kështu ne shkojmë me 2 nivele të reja të mbrojtura. Kemi një riorganizim të hapësirave të copëzuara më parë, duke i përfshirë në një territor më të gjerë që shkon në 20 mijë ha. Sot edhe me verifikim të territorit kemi 21% të territorit me dy vendime që janë në proces verifikimi mbërrijmë në një aset kombëtar që në 2022 do e kemi të përcaktuar me koordinata. I gjithë koncepti është për të shkuar më tej. Duke zhvilluar turizmin malor, sportet dhe turizmin e infrastrukturës. Parku Natyror i Munellës shpallet zonë e mbrojtur. Me shpalljen e VKM-ve do të keni listën e plotë të zonave të mbrojtura”, tha Kumbaro.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj prezantoi ratifikimin e marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë, për marrëdhënien e ndërsjellë mes dy vendeve duke njohur licencat doganore. Marrëveshja e dy qeverive parashikon edhe çeljen e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit.

“Miratuam projekt ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, sot kjo marrëveshje shkon në parlament për të gjithë procesin e ratifikimit dhe do të lehtësojë më tutje marrëdhënien e ndërsjelltë mes dy vendeve tona, duke njohur të gjithë licensat e të gjithë agjencive doganore në kufi, duke unifikuar kontrollet doganore të të dyja vendeve për procedurat doganore. Të dy vendet do të njohin kontrollet e vetëm një vendi duke ulur afatin dhe kohën e kontrollit doganor. Marrëveshja parashikon çeljen e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit, por i hapet rrugë të tjerave pika doganore të Kosovës në Shqipëri”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministria e Arsimit ka miratuar marrëveshjen mes shtetit shqiptar dhe Izraelit, që sipas ministres Evis Kushi nxit bashkëpunimin mes arsimit, kulturës dhe sporteve.

“Miratimi marrëveshje mes Këshillit të Ministrave dhe shtetit të Izraelit, nxit, inkurajon bashkëpunim mes arsimit, kulturës dhe sporteve. Kjo marrëveshje nxit aktivizimin e projekteve mes institucioneve, shkëmbim mes profesorëve, bursa studimi, edhe në fushën e kulturës apo panairit të librave”, tha Kushi.

Të fundit