Flash News

Ditari i Maxhorancës

KQZ i jep mandatin e deputetit Plarent Ndrecajt, zëvendëson Ahmetajn

KQZ i jep mandatin e deputetit Plarent Ndrecajt, zëvendëson Ahmetajn

Plarent Ndreca ka marrë mandatin e deputetit të PS. Juristi do të zëvendësojë ish-deputetin Arben Ahmetaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka dhënë sot mandatin Ndrecajt, ndërsa një ditë më parë drejtoresha e Kadastrës, Dallëdyshe Bici, e refuzoi. Ajo shprehej në një shkresë dërguar KQZ-së, se do t'i qëndronte angazhimit në institucionin që drejton.

Sipas listës, pas Bicit, mandati i kalonte Plarent Ndrecajt.

Ahmetajt iu dogj mandati i deputetit pasi prej 6 muajsh ai nuk është paraqitur në Kuvend. Ish-zv.kryeministri ndodhet në arrati pas hetimeve të nisura nga SPAK për aferën e inceneratorëve.

Ndaj Ahmetajt rëndojnë akuza për tre vepra penale: “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Të fundit