Flash News

Ditari i Maxhorancës

KQZ miraton mandatin e deputetit për Plarent Ndrecën

KQZ miraton mandatin e deputetit për Plarent Ndrecën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatin e deputetit për juristin Plarent Ndreca. Ky i fundit do të zëvendësojë Arben Ahmetajn i cili ndodhet prej muajsh në arrati.

KQZ i ofroi fillimisht mandatin drejtoreshës së Kadastrës, Dallëndyshe Bici, e cila e refuzoi. Me nisjes e sesionit të ri parlamentar sot, Ndreca do të ulet në Kuvend në vendin e Ahmetajt.

Ish-zv.kryeministri është shpallur në kërkim pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme për inceneratorët. Ndaj rëndojnë tre akuza: “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Ahmetajt iu dogj mandati i deputetit pasi prej më shumë se 6 muajsh nuk paraqitet në seancat plenare të Kuvendit. Hera e fundit që ai ka qenë i pranishëm në sallë, ishte korriku i vitit të kaluar.

Të fundit