Flash News

Ditari i Maxhorancës

Krahasoi shqiptarët e 1991 me turistët italianë, tërhiqet Rama: Mendova se ishte titull gazete, rashë në kurth

Krahasoi shqiptarët e 1991 me turistët italianë, tërhiqet

Kryeministri Edi Rama ndau së fundmi në rrjetet sociale një fotografi me pamje nga anijet e larguara nga Shqipëria në vitin ’91, duke bërë një krahasim me turistët italianë që po vizitojnë Shqipërinë këtë sezon veror.

“Shqiptarët nisen drejt Italisë, 1991. Italianët nisen me pushime drejt Shqipërisë, 2023”, thuhet në diçiturën që shoqëron foton e publikuar nga Rama.

Ky postim duket se mori vëmendjen e mediave italiane. Në një intervistë të dhënë për median italiane “La Repubblica”, kreu i qeverisë tha se ka rënë në kurth dhe se nuk ishte kundër Italisë.

“Rashë në kurth. Mendova se ishte titulli i një gazete italiane. Në vend të kësaj, djemtë e rrjeteve sociale më thanë se ishte një meme… E postova sepse ky është një moment i veçantë për ne. Shifrat janë mbresëlënëse. Rritja e turizmit është 35% dhe po shkon drejt 45%. Vetëm gjysmë milioni italianë. Nuk ishte provokim. Jam i dashuruar me Italinë", shtoi Rama. 

Të fundit