Flash News

Ditari i Maxhorancës

Krifca flet për përplasjet me Braçen: S’e ka personale me mua

Krifca flet për përplasjet me Braçen: S’e ka personale me

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka folur për herë të parë rreth përplasjeve mes saj dhe deputetit Erion Braçe në Kuvend dhe komisione.

E ftuar në Euronews Albania, Krifca tha se nuk ka mosmarrëveshje me deputetin. Sipas saj, deklaratat e Braçes nuk i referohen personalisht Krifcës, por sektorit të Bujqësisë.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se mes saj dhe politikanit Erion Braçe nuk ka mosmarrëveshje duke shtuar se këtë të fundit e konsideron si person me vlera në Partinë Socialiste.

“Ne nuk kemi mosmarrëveshje dhe unë nuk e konsiderojë  Braçen si opozitë, e konsideroj si vlerë të rëndësishme pjesë e PS. Patjetër që bujqësia ka shumë problematika të ndryshme dhe nevoja të mëdha. Nuk mendoj se e ka personale me mua por ndaj sektorit dhe dëshirës për të parë më shumë zhvillim në këtë sektor. Ne këtë vit kemi dhënë mbështetjen më të madhe ndonjëherë dhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm. Është viti më i mirë që ka pasur bujqësia ndonjëherë”, tha Krifca.

Të fundit