Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Krijesë amorfe me dhëmballë të prishur", Rama për opozitën: Le të mblidhen dhe hidhen, PS-së nuk i bëjnë dot gjë

"Krijesë amorfe me dhëmballë të prishur", Rama

Krijesë amorfe me dhëmballë të prishur. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama opozitën. Ai tha se kundërshtarët nuk e mundin dot PS, duke shtuar se partia që drejton ka potencial më të madh.

“Askush s’na mund do të ne sa të kemi në vend të opozitës atë krijesën amorfe me atë dhëmballë të prishur. Ata të gjithë bashkë të mblidhen të rimblidhen të stërmblidhen, të hidhen, PS-së nuk kanë çfarë i bëjnë.

Nuk e mundin dot. PS ka një kundërshtar potencial shumë më të rrezikshëm se ata, jemi ne. Ata të gjithë bashkë nuk ia bëjnë dot, ne mund ta bëjmë që PS nga një zgjedhje të qartë shqiptarësh tre herë rresht ta kthejmë në zhgënjimin e tyre,” tha Rama.

Të fundit