Flash News

Ditari i Maxhorancës

Krijimi i akdemisë për barinjtë, ministrja sqaron deklaratën: Ishte keqkuptim. Eksperiencë që ndodh dhe në botë

Krijimi i akdemisë për barinjtë, ministrja sqaron

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka reaguar për herë të parë pas deklaratës se  do të hapet një akademi për barinjtë. Në mbledhjen e Komisionitë të  Ekonomisë, ku ndodhej për të prezantuar buxhetin e vitit 2022 për "Bujqësinë", ajo kërkoi që të sqaronte deklaratën.

Krifica u shpreh se deklarata ishte keqkuptuar dhe se kishte gabuar me artikulimin e fjalisë. Sa i përket krijimit të akademisë, ajo shtoi se është një praktikë që zbatohet në shumë vende të botës.

Me anë të kësaj shtoi ajo, synohet frenimi i emigrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut dhe blegtorit.

"Nëse mund të bëj sqarim për një keqkuptim të ndodhur ditën e premte me artikulimin e fjalës. E kuptova që nuk ishte mënyra e duhur. Në lidhje me fjalën akademi, kjo nuk është një eksperiencë që ne nuk e kemi shpikur, por e kemi parë në disa vënde të botës.

Ka një qasje i emigrimit të njerëzve nga profesioni i blegtorit, bujkut, të cilët po përpiqemi t'i adresojmë duke bërë përpjekje për formimin e tyre dhe angazhuar më tej në këto profesione", tha ministrja.

 

Të fundit