Flash News

Ditari i Maxhorancës

Krijimi i ministrisë së re, Gonxhe merr me vete drejtoreshën e kabinetit të DPSHTRR

Krijimi i ministrisë së re, Gonxhe merr me vete drejtoreshën e

Lira Pipa do të mbajë postin si zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ndërkohë në krye të kësaj ministrie është emëruar, Bledi Gonxhe, i cili më herët mbante postin e kryetarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Nga viti 2019, Lira Pipa ishte pjesë e stafit të DPSHTRR, në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit.

VENDIMI:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Lira Pipa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Të fundit