Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kriset marrëdhënia me Veliajn? Rama "e zhduk" nga foto me Ali Ahmetin para bashkisë

Kriset marrëdhënia me Veliajn? Rama "e zhduk" nga foto me

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Bashkinë e Tiranës për të marrë pjesë në dekorimin e Ali Ahmetit, veprimtari i shquar nga Maqedonia e Veriut, dhe njëri prej themeluesve të UÇK-së, si qytetar nderi i Tiranës.

Gjatë vizitës nuk u kalua në heshtje një përçarje mes kreut të qeverisë si dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili prej javësh po përballet me drejtësinë, për shkak të aferës së Inceneratorëve dhe korrupsionit me drejtorët e tij, tashmë të arrestuar nga SPAK. 

Gjatë ceremonisë, sot ka pasur vetëm një shtrëngim duarsh disa sekonda dhe asnjë fjalë mes tyre, ndërsa si për ta thelluar edhe më shumë këtë krisje vjen foto e fundit e Ramës në rrjetet sociale. 

Të dy politikanët kanë postuar të njëjtat foto nga ceremonia të shkrepura para godinës së Bashkisë së Tiranës, por ajo që bie në sy është fakti se Rama e ka 'prerë' foton duke eliminuar Veliajn.

Ndryshe nga ky i fundit, ku shfaqet ne cep të fotos që ka postuar në profilin e tij. 

Kriset marrëdhënia me Veliajn? Rama "e zhduk" nga foto meKriset marrëdhënia me Veliajn? Rama "e zhduk" nga foto meKriset marrëdhënia me Veliajn? Rama "e zhduk" nga foto me

Kujtojmë se deri më tani janë arrestuar 5 drejtorë të Bashkisë Tiranë për korrupsion dhe vjedhje tenderash, ndërkohë që nën hetim janë disa drejtorë dhe drejtoresha të tjera, ndërsa për këtë arsye ka patur edhe një valë protestash, ku nuk kanë munguar edhe tensionet. 

Të fundit