Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kritikat dhe sulmi me ‘qershi’ pas marrëveshjes për targat, Rama në mbrojtje të Albin Kurtit: U soll si kryeministër

Kritikat dhe sulmi me ‘qershi’ pas marrëveshjes për

Kryeministri Edi Rama ia ka dalë në mbrojtje homologit të Kosovës, Albin Kurtit pas kritikave në lidhje me marrëveshjen e arritur me Serbinë për çështjen e targave.

Sipas Ramës, në një postim në twitter, Kurti soll si kryeministër.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme!

Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Kurti është kritikuar për marrëveshjen me Serbinë pasi kritikët thonë se ajo favorizon Serbinë. Mbrëmjen e sotme, një person e qëlloi në mënyrë simbolike edhe me qershi.

 

 

Të fundit