Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kritikat e ndërkombëtarëve për amnistinë fiskale, Balluku: Janë vlerësime hipotetike

Kritikat e ndërkombëtarëve për amnistinë fiskale,

ZV.kryeministrja Belina Balluku teksa mori raport-progresin e KE-së për Shqipërinë nga ambasadorja e BE Christiane Hohmann, foli edhe për kritikat që ndërkombëtarët i kanë adresuar qeverisë për ligjin e amnistisë fiskale.

Teksa foli për rezervat e BE dhe SHBA-së, Balluku i cilësoi ato një vlerësim hipotetik të draftit për amnistinë fiskale.  Balluku tha se komisioni i referohet mundësive që ky draft të pengojë luftën kundër pastrimit ta parave dhe sipas saj mbetet një parashikim hipotetik.

Zv.kryeministrja u shpreh se konsultimet do të vijojnë dhe do të merren parasysh të gjitha risqet.

“Sa i përket draftit për amnistinë fiskale, tek vlerësimi që vjen në raport është një vlerësim hipotetik. Mund të sjellë atë problematikë duke qenë se bëhet fjalë për atë draft, pra mund vërë në rrezik progresin në luftën kundër pastrimit të parave dhe është e paevitueshme që ky vlerësim të jetë hipotetike, duke qenë se këtë draft e kemi të hapur me partnerët.

Amnistia fiskalë ka kaluar si rrallë herë më parë një proces shumë të rëndësishëm. Atë të konsultimit kombëtar, ku kanë marrë pjesë 500 mijë shqiptarë dhe janë përgjigjur 60 % të tyre po kësaj amnistia, e cila kryesisht ka për synim legalizimin e parave të ardhura nga emigracioni. Megjithatë unë dua të theksoj se gjatë këtij procesi do të merren parasysh rreziqet që lidhen me këtë proces që kanë kaluar në mënyrë të përsëritur në disa nga vendet e BE. Nuk e kemi shpikur ne rrotën, ne i referohemi praktikave të tjera që kanë ndodhur në vendet e BE. E garantoj ambasadoren që ky do të jetë një proces që vazhdon konsultimet dhe nuk do të qëndrojmë pa i marrë parasysh gjetjet dhe pa i lexuar shqetësimet e komisionit. Jemi duke folur për një draft, kështu që pozicioni i komisionit flet për mundësinë, që do të thotë një parashikim hipotetik që amnistia fiskale të krijojë problematikat e përmendura në raport”, tha Balluku.

Të fundit