Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kritikat e opozitës serbe, Rama merr në mbrojtje Vuçiçin

Kritikat e opozitës serbe, Rama merr në mbrojtje Vuçiçin

Kryeministri Edi Rama u shfaq gjatë konferencën në Samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd, si një ‘avokat’ i presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Rama iu drejtua opozitës serbe e cila e kritikoi Vuçiçin si të turbulluar pas gotave të verës që konsumoi në Panairin e Verës. Rama tha se është një akuzë e turbullt ndaj dikujt që është komplet esëll.

“Gjëja që opozita këtu e ka konsideruar presidentin të turbulluar nga gjithë ato gota që provoi, mendoj që është shumë e turbullt të akuzosh të turbullt dikë që rrëkëllen disa gota dhe ti je esëll komplet. Jemi të qartë që kjo është gara e qartë mes të kaluarës dhe të ardhmes”, tha Rama.

Të fundit