Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kritikat ndaj qeverisë, Braçe: Nuk besoj se kemi qeverisje të kapur, por interesa që gjejnë përkrahje

Kritikat ndaj qeverisë, Braçe: Nuk besoj se kemi qeverisje të

Ish-zëvendëskryeministri dhe deputeti socialist, Erion Braçe, ka qenë kritik në prezantimin e buxhetit për vitin 2022. Në Kuvend dhe në mbledhjet e komisioneve përkatëse, deputeti kërkoi rishikimin e buxhetit te planifikuar për vitin e ardhshëm, duke sugjeruar më shumë mbështetje për fermerët dhe jo vetëm.

I ftuar në studion e “Dita Jonë” në A2 CNN, Braçe tregoi se kritikat e tij drejtuar qeverisë, ishin si shkak i politikave fiskale që sipas deputetit, godisnin shumicën dhe nuk merreshin me pakicën që grumbullon para në vend.

“Disa të vërteta duhen thënë, për më tepër kur vendosen tatime dhe taksa. Politika fiskale nuk mund të jetë e personalizuar. Paketa fiskale kishte disa veçanti, por më e rëndësishmja, në gjykimin tim, godiste shumicën dhe nuk merrej me pakicën që grumbullon para në këtë vend”, u shpreh Braçe.

I pyetur nëse kemi të bëjmë me një qeveri të kapur, Braçe u shpreh se nuk kemi ende një qeverisje të tillë, por interesa që kanë gjetur përkrahje të gjerë brenda qeverisë.

“Nuk besoj ende se kemi një qeveri të kapur, por kemi interesa që gjejnë përkrahje shumë të gjerë brenda qeverisë, ashtu siç duhet të ndodhte që interesat e një shumice dërrmuese, siç janë prodhuesit vendas të produkteve bujqësore blegtorale, duhet të kishin gjetur mbështetje akoma më të madhe se këta. Duhet një ekuilibër mes biznesmenëve dhe prodhuesve të vegjël”, tha Braçe.

Të fundit