Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kritikat pas dekretimit të ligjit për komisionet hetimore, Rama ‘avokat’ i Begajt: Iku koha kur Kushtetuta përdorej si Molotov

Kritikat pas dekretimit të ligjit për komisionet hetimore, Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të opozitës pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi sot ligjin e ri për komisionet hetimore, ndonëse ky ligj bllokonte të drejtën e saj kushtetuese për kontroll parlamentar.

Në një reagim në X, Rama shkruan se ka mbaruar koha kur presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov.

“Ka perënduar me kohë koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov, siç do të mbarojë po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë!

Ky vend është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë në çdo aspekt drejt #Shqipërisë2030.

Prandaj Shqipëria s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij,  rikthimin e kohës së vdekur”, shkruan Rama.

 

Të fundit