Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kritikat për rrugët e ngushta, Rama: S'duhet të jenë të gjera, kështu janë nga Franca deri në Zvicër

Kritikat për rrugët e ngushta, Rama: S'duhet të jenë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në rrugën Dukaj-Sinanaj, që lidh Tepelenën me Vlorën. Ai ishte i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe deputetja Mirela Kumbaro.

Sa i përket parametrave të rrugës dhe kritikave të shpeshta për ngushtësinë, kryeministri tha se rrugët turistike s'duhet të jenë të gjera, sepse sipas tij, nuk ka shumë qarkullim.

Ai mori shembullin e Francës dhe Zvicrës, teksa tha se parametrat e rrugëve turistike janë të njëjta në të hjithë Europën. Rama u shpreh optimist se ndërtimi i këtij aksi do t'i shërbejë Tepelenës.

“Ata që na ndjekin shpesh herë bien pre e idesë që rrugët turistike janë të ngushta, duhet të jenë më të gjëra, në fakt jo. Rrugët turistike nuk duhen të jenë më të gjëra, kanë parametrat e tyre në të gjithë Europën, që nga Zvicra deri në Francë dhe kudo pasi nuk kanë prezencë të trafikut, dhe mundësojnë lëvizjen e nevojshme në akset turistike”, tha Rama.

Të fundit