Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kriza energjetike, Rama: Nuk do ketë kufizime me dritat

Kriza energjetike, Rama: Nuk do ketë kufizime me dritat

Qeveria ka shpallur sot gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike, ndërsa nesër pritet të bëjë publike planin e masave për krizën energjetike .

Megjithatë, Rama shprehet i bindur se pavarësisht se deklaron se Shqipëria është e prekur nga kjo krizë, nuk do të përballet me kufizime të energjisë elektrike.  

Nuk ka lidhje me defektet teknike. Gjithë sistemi ynë i shpërndarjes, kur ne kemi bërë investime sa të gjitha vitet e tjera të marra së bashku, sepse ishte një sistem i pandryshuar nga regjimi i mëparshëm, por që kërkon investime të tjera.

Kufizime energjie, për shkak të mungesës së energjisë, nuk do të ketë. Nuk është më pyetje kjo, sepse askush nuk ka thënë që do të ketë kufizime”, tha Rama.

 

 

Të fundit