Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kriza energjitike dhe inflacioni, Rama nga Shkupi: Do kërkojmë që BE të na përfshijë më shumë

Kriza energjitike dhe inflacioni, Rama nga Shkupi: Do kërkojmë që

Kryeministri Edi Rama tha se në samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, do të kërkojë nga blloku ndihmë për të luftuar inflacionin dhe krizën energjitike.

Në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kryeministri u shpreh se Ballkani duhet të kërkojë që BE ta përfshijë sa më shumë në planet e saj.

“Më 6 dhjetor në Tiranë do mbahet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor dhe ne do jemi aty bashkë me të gjitha dëshirat problemet, e sfidat tona që janë gjithmonë e më të njëjta me ato të vendeve të tjera të BE.

E është koha besoj unë për të projektuar të ardhmen përtej luftës duke kërkuar së bashku të gjitha vendet tona nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në të gjithë përpjekjen e organizuar për t’i rezistuar qoftë goditjes së madhe të energjisë elektrike qoftë dhe inflacionit të luftës.

Për të ndërtuar një plan të përbashkët që të na japë mundësi të shohim përtej kësaj faze të vështirë e të zymtë e jo të pambarimtë, nuk kemi nevojë të presim fundin e luftës për të projektuar të ardhmen.

Në këtë aspekt do thosha që Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë bërë një farë përgatitje duke u përpjekur të projektohen në të ardhmen jo si shtete më vete por dhe në mënyrë kolektive si vende të sëe njëjtës zonë gjeografike, qoftë në aspektin e Ballkanit Perëndimor qoftë në aspektin e BE si destinacioni ynë”, u shpreh Rama.

Të fundit