Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kriza energjitike, Rama shkon sot në Beograd

Kriza energjitike, Rama shkon sot në Beograd

Kryeministri Edi Rama do të shkojë sot në Beograd për të marrë pjesë në konferencën rajonale “Mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor”.

Aktiviteti zhvillohet nga Serbia dhe Norvegjia. Aty pritet të diskutohet për krizën energjitike dhe se si mund të vendosen në funksion mënyrat alternative për prodhimin e energjisë.

Shqipëria është prekur nga kriza enegjitike prej një viti dhe situata u rëndua më tepër me nisjen e luftës në Ukrainë.

“Kryeministri Rama do të diskutojë në panelin ‘Perspektivat rajonale të energjisë dhe investimet norvegjeze në energjinë e rinovueshme në Ballkan’, me theks të veçantë në bashkëpunimin rajonal, i cili luan rol të rëndësishëm në qëndrueshmërinë dhe rezistencën e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në aktualitetin e krizës energjetike”, njofton kryeministria.

 

Të fundit