Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama tregon vendimet që ka marrë qeveria për krizën energjitike. A preken vetëm qytetarët që kanë vila?

Rama tregon vendimet që ka marrë qeveria për krizën

Qeveria prezantoi sot masat e marra në kushtet e krizës energjitike. Në një konferencë për mediat me ministret Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj, kryeministri Edi Rama kërkoi kursim të energjisë elektrike.

Rama këmbënguli se prej vitesh se Shqipëria nuk e prodhon dot sasinë e energjisë që i nevojitet, duke shtuar se pasojat e çmimit të lartë të importit janë të pashmangshme. Qeveria ka vendosur që konsumatorët familjarë që harxhojnë më shumë se 800 kWh do ta paguajnë energjinë me çmimin e tregut.

Kryeministri tha se preken konsumatorët që kanë vila. Por duke marrë parasysh se dimri po afron dhe nevoja për energji është e lartë, Ky vendim pritet të prekë edhe familjet normale shqiptare dhe jo vetëm ata që kanë shtëpi me pishina, sikurse tha kreu i qeverisë.

Qeveria bëri me dije se nuk ka një plan shkurtimesh, por kjo nuk u përjashtua se nuk mund të ndodhë në vijim, pasi situate pritet të përkeqësohet.

“Jemi sot i vetmi vend në rajon dhe në Europë që ka marrë një vendim të prerë politik për të mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla. Nëse ky është një vendim kurajoz apo i çmendur dhe me pasoja të papararishikueshme do e tregojë koha. Ne vazhdojmë besojmë se duhet t’i mbojmë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla. Deri tani rezulton edhe arsyeja themelore pse kemi inflacionin më të ulët në rajonin tonë dhe kemi edhe inflacion arsyeshëm më të ulët në eurozonë.

Por sigurisht që nisur nga analiza e gjithë fashave të konsumatorëve kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 këh dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6 apo 7% që konsumojmë më shumë. Bëhet fjalë për konsumatorë me vila, pishina, oborre të mëdha për të cilët mendojmë se ka ardhur koha që nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit. Çdo kËh mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut.

Nuk kemi plan shkurtimesh dhe detyrishmesh apo penalitetesh por kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ka nevojë për të kursyer energjinë elektrike dhe ata që vazhdojnë duke thënë se jemi ndryshe nga e gjithë bota. Se ne nuk kemi pse vrasim mendjen. Nëse kjo qeveri e poshtër nuk do përdorte lekët që flet energjinë për gjëra të tjera, po flasin pa kuptim. Qeveria edhe në vitin më të mirë s ai përket reshjeve”, tha Rama.

 

Të fundit