Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kriza në PD lë pezull Territorialen dhe Zgjedhoren, Gjiknuri: Opozita ka hyrë në fazën shkërmoqjes

Kriza në PD lë pezull Territorialen dhe Zgjedhoren, Gjiknuri: Opozita

Kreu i grupit parlamentar të PS, Damian Gjiknuri, ndodhej sot në Elbasan me rastin e Festës së Ditës së Verës.

Nga Elbasani, Gjiknuri foli edhe për dy çështjet tashmë të lëna pezull, Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Deputeti socialist tha se shkak për këtë është bërë dhe gjendja aktuale e opozitës duke e cilësuar se ‘po shkon drejt fazës së shkërmoqjes’.

“Gjithçka është në diskutim, kemi qenë të parët që kemi thënë hajde të ulemi dhe bëjmë komisione qoftë për reformën zgjedhore, qoftë për reformën territoriale. Fatkeqësisht opozita e sotme është akoma më kuturu. Pas 6 marsit kanë hyrë në një cikël shkërmoqjeje pa kthim. Por PS dëshiron që opozita të jetë sa më shpejt një interlokutore e riformatuar”, tha Gjinkuri.

Të fundit