Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa del nga SPAK, për çfarë u pyet

Kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa del nga SPAK, për
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ajo u mor në pyetje nga prokurorët lidhur me hetimet ndaj deputetit socialist Bujar Çela, i cili është nën hetim pas shpërthimit tragjik në magazinën e tij në Lushnjë.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa javë më parë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Prokuroria po heton rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme lidhur me këtë incident. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të reja nga dëshmia e kryebashkiakes Sefa apo nga përparimet në hetim.

Të fundit