Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kryebashkiaku i Kuçovës drejt heqjes së mandatit, Greqia sjell vendimin e dënimit me burg

Kryebashkiaku i Kuçovës drejt heqjes së mandatit, Greqia sjell

Greqia ka konfirmuar këtë të dielë, dënimin me burg të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj, raporton se informacioni i ardhur nga shteti helen ka konfirmuar dënimin me 4 muaj burgim të tij, i cili është konvertuar në gjobë në vlerën e 1500 dhramive nga Gjykata e Janinës, në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit.

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur informacion të detajuar përfshirë edhe vendimin e Gjykatës së Janinës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i cili të mblidhet në një seancë publike të martën e ardhshme për të diskutuar rreth çështjes në fjalë.

Vetë Hajdari, përveçse nuk e ka pranuar të ketë patur dijeni mbi dënimin, e konsideroi çështjen si administrative dhe se nuk e pengon për të kandiduar dhe zgjedhur në krye të Bashkisë së Kuçovës me argumentin se nuk përbën elementet e deklarimit të detyrueshëm.

Por në fakt ndryshe thotë informacioni i ardhur nga Greqia ku theksohet se Hajdari ishte i pranishëm në shpalljen e vendimit që përcaktonte përveç dënimit edhe dëbimin e menjëhershëm të tij nga Greqia.

Hajdari rezulton nën hetim edhe nga SPAK për akuzën e ‘Falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit’, por edhe për një kallëzim nga Lefter Maliqi që kandidoi kundër tij në zgjedhje dhe që e akuzon për një sërë shkeljesh para, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Kuçovë.

Të fundit