Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kryeministri batuta me fëmijët në Kamëz: Bëjeni pak atë 'Rama ik'; si reagon kur ndërhyn Rakip Suli

Kryeministri batuta me fëmijët në Kamëz: Bëjeni pak
Rama në Kamëz

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kamëz, ku ka inspektuar ditën e sotme shkollën e rindërtuar "Halit Çoka". Ai ka bërë batuta me një grup fëmijësh. Rama iu ka kërkuar të thonë "Rama ik", ndërsa fëmijët ia kanë kthyer "Luli ik".

Rama: E keni dëgjuar atë Rama ik, bëjeni një çik hajde, Rama ik, Rama ik. Hajde ta bëjmë bashkë, Rama ik.

Fëmijët: Luli ik

Rama: Jo, jo, jo, jo. Ku je mo king

Fëmijët: Faleminderit për shkollën.

Rama: Faleminderit për shkollën? Ooooo, jo mo ça faleminderit. Është nderi im që ju të shkoni në shkolla si njësoj në gjithë Europën, këtu në Kamëz. Është nderi im

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe kryetari i bashkisë Rakip Suli, i cili i tha Ramës se fëmijët kanë ardhur për ta falenderuar, por kryeministri ia kthehu me batutë sërish.

"Ja përkthimi. I njef këta. Jepi një Iphone. Jepi një Iphone, dhe shihe sa mbrapa. Shihe Iphone 6. Po më përkthen këta ti mu. E di si janë këta", tha Rama.

Të fundit