Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama në ditën e parë të fushatës: Do sjellim në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave kineze

Rama në ditën e parë të fushatës: Do sjellim në
Edi Rama nga Rinasi

Mbërriti sot nga Turqia avioni me 192 mijë doza vaksinash kineze anti-COVID, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se janë siguruar në total 1 mln doza.

Rama njoftoi sot se marrëveshja në Stamboll të Turqisë ka rezultuar pozitive dhe shteti shqiptar do të marrë 500 mijë doza në 2 muaj.

Nga ana tjetër, Rama në fjalën e tij nga Rinasi, pak orë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të 25 prillit deklaroi se pala shqiptare ka nisur bisedimet për të sjellë në vendin tonë një fabrikë të madhe të prodhimit të vaksinave anti-Covid dhe jo vetëm.   

Më vjen shumë mirë që jemi këtu së bashku në një moment shumë të rëndësishëm në luftën ndaj pandemisë, por përpara se të jap disa shpjegime në lidhje me dozat e reja që sapo kanë zbritur në vendin tonë, dëshiron të ndaj me ju një lajm të mirë. Njëkohësisht kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën për prodhimin e vaksinave.

Një fabrikë të teknologjisë të lartë, e cila aktualisht është një nga kompanitë e mëdha në botë. Kompania farmaceutike që bën distribucionin e fabrikës Sinovac”, me këtë kompani, ne siç thashë, kemi nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri një investim shumë të rëndësishëm jo vetëm për këtë moment por edhe për të ardhmen.

Një fabrikë prodhuese që do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin  e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë dhe do të jetë pikë referimi për prodhime të cilësisë së lartë”, tha Rama.

Të fundit