Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kthimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, Rama takim me gjeneralin Abass në Beirut

Kthimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, Rama takim me gjeneralin
Rama në Beirut

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beirut, ku ka zhvilluar një takim me gjeneralin Abass, në shenjë falënderimi për ndihmën e kthimit në atdhe të fëmijeve që ndodheshin në kampin Al Hol në Siri.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shprehet se me këtë takim po konfirmon edhe njëherë vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë në Shqipëri.

Kujtojmë se një ditë më parë kryeministri takoi tre fëmijë të cilët u shpëtuan nga kampi dhe sot pritet të kthehen në Shqipëri.

Pas disa vitesh në kampin sirian me çadra, Floresha Rasha bashkë me tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha do të kthehen në vendlindjen e tyre.

Postimi i plotë:

Beirut, me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë.

 

Të fundit