Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ku do të kandidojë më 25 prill? Rama konfirmon Vlorën: Nuk e lë, Durrësit i kam një borxh

Ku do të kandidojë më 25 prill? Rama konfirmon Vlorën: Nuk e
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për qarkun ku do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të prillit. Ai la të kuptohej se do të kandidojë në Vlorë dhe në Durrës.

Rama tha për gazetarët se, “Ky është problemi më i vogël, por është e sigurt që Vlorën unë nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, deklaroi Rama.

Mëngjesin e sotëm kryeministri mblodhi në selinë rozë koordinatorët e qarqeve për të folur mbi fushatën elektorale.

Shefi i qeverisë u pyet nga gazetarët për apelin e ambasadores amerikane Yuri Kim për pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë. Ai e la këtë përgjegjësi në dorë të vet kandidatëve.

“Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. Skemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, tha Rama.

Të fundit