Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ku e keni Ervis Martinajn? Balla zihet ngushtë nga gazetarët

Ku e keni Ervis Martinajn? Balla zihet ngushtë nga gazetarët

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar sot nje konferencë për të prezantuar bilancin e vitit 2023 për dikasterin që ai drejton.

Gazetarët e kanë pyetur Ballën edhe për fatin e Ervis Martinaj i cili rezulton i zhdukur që në muajin gusht të vitit 2022. Balla tha se policia ka shumë informacione për çështjen e Martinajt, por sipas tij duhet kohë për të dokumentuar informacionet.

Ishte Balla ai që premtoi se do ta zgjidhte brenda 100 ditëve “misterin” e zhdukjes së Martinajt.

“Unë e kam marrë detyrën më 15 korrik 2023, edhe kjo cështje ka qenë një prej cështjeve të orëve të para në detyrë, mbetet një sfidë e pazgjidhur ende referimi përfundimtar në gjykatë.

Policia ka shumë informacion për këtë cështje, por sa kohë që dokumentimi i plotë i saj kërkon ende kohë, e kam thënë edhe më parë, ju garantoj që kur të kemi një pasqyrë të plotë të gjithë kësaj cështje, mezi pres të dal para jush.

Eshtë një ngjarje e rëndë, e rëndësishme, që ka të bëjë më gjithë këto indikatorë të rëndësishëm. Po bëjmë gjithcka është e mundur për t’i shkuar deri në fund. Nuk dua të hy më në detaje, janë informacione të klasifikuara sekret”, tha Balla.

Të fundit