Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga kriza tek inflacioni/ Rama zbardh diskutimet pas mbledhjes së Kryesisë

Nga kriza tek inflacioni/ Rama zbardh diskutimet pas mbledhjes së

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së Kryesisë me socialistët. Rama zbardhi diskutimet mes tyre teksa tha se në fokus ka qenë raporti mbi krizën e shkaktuar nga lufta dhe inflacioni.

Kryeministri tha se është folur edhe për masat që janë marrë për të përballuar krizën ekonomike.

“Diskutuam në raportin me krizën e shkaktuar nga lufta dhe mbi të gjitha me inflacionin. Inflacioni i luftës është një forcë e madhe që ka marr hov duke prekur të gjithë por ne kemi detyrën të bëjmë gjithçka që është e mundur që pa shkatërruar ekuilibrat financer të vendit për të lehtësuar dhimbjen. Pjesë e kësaj është komunikimi dhe duke vijuar me masat që kemi marrë dhe duke pasur parasysh njerëzit e zakonshëm dhe ata që kanë më pak mundësi dhe ata që kanë mundësi më shumë të mbajnë një barrë më shumë në këtë”, tha Rama.

I pyetur se pse Arben Ahmetaj nuk është më drejtues politik i qarkut të Vlorës, Rama tha se emrat nuk kanë asnjë rëndësi për opinionin publik.

“Janë ndryshime organizative. Nuk kanë ndonjë peshë për interesin publik. Nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Të gjithë jemi shërbëtorë të këtij pozicioni dhe secili ka peshën e vet”, u shpreh Rama.

Të fundit