Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Ku ishte moj, në hënë ishe?”, Rama përplaset me Zhupën: Do bësh karrierë me kryetarin vulëhumbur

“Ku ishte moj, në hënë ishe?”, Rama përplaset me

Kryeministri Edi Rama është përplasur me deputeten Ina Zhupa në cilësinë e dëshmitarit në komisionin hetimor për inceneratorët.

Pasi Zhupa i ka lexuar një pjesë të njoftimit të SPAK lidhur me çështjen e inceneratorëve, pas 9 orësh diskutime në komision, Rama ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të deputetes, madje nuk ka hezituar edhe ta ironizojë për partinë ku bën pjesë.

Pjesë nga debati:

Zhupa: Nëse nga kontrata e procedurat e koncesionit është dëmtuar interesi i shtetit, a keni përgjegjësi që keni vënë firmën?

Rama: Shkelët ligjin për komisionet hetimore, bëtë një recitim abuziv.

Zhupa: Lexova njoftimin publik të SPAK, nuk po shkel ligjin.

Rama: Ju po na thoni që jeni organizatë kriminale. Në komision nuk ngrohen akuza penale, nuk shfrytëzohet për të influencuar hetimin. A ka mundësi ta mbyllësh mikrofonin që të flas unë?

Zhupa: Po patjetër

Rama: Recitove akuzën e SPAK në komision hetimor dhe bëre presion mbi organin e akuzës. Nëse më servil uthull mos prit verë.

Zhupa: Ju keni një ish ministër në burg

Rama: Zonja Zhupa e humbët mundësinë të komunikoni me mua. Kaq kisha me ju.

Zhupa: Nëse ju besoni se një kryeministër nuk ka asnjë përgjegjësi i bie që asnjë kryeministër të mos akuzohet për korrupsion sepse cdo kryeministri nuk firmos vendim personal, e besoni këtë?

Rama: Zonja Zhupa e humbët mundësinë që të keni nderin që unë të komunikoj me ju.

Zhupa: A keni marrë ndonjë vendimmarrje pasi është arrestuar zoti Koka dhe ka dyshime për veprimtari kriminale a ka raport se çfarë po bëhet me koncesionet?

Edi Rama: Ju do bëni karrierë në partinë ku jeni pasi nuk keni asnjë lidhje me turpin kur formuloni recitimet tuaja.  

Zhupa: Unë po bëj disa pyetje…

Tabaku: Nuk më duket normale të flasësh ashtu me një deputete.  Po të kishte qenë ana tjetër do ishin ngritur zonjat me radhë…

Rama: Mua jo nuk më duket normale. Por mua më duket e neveritshme që pas gjithë kësaj maratone dhe atyre debateve që bëmë bashkë, cohet tani në fund fare dhe bën një recitim sikur është në një botë tjetër. Ngre dhe gishtin. Kjo është të kesh shkulur spinën me turpin e të recitosh sipas programit. Ju do bëni karrierë sepse aty sa më shumë të recitosh nën shembullin e atij kryetarit vulëhumbur aq më shumë karrierë do e bësh derisa të kesh atë kryetar. Turp!

Tabaku: Zoti Rama ju tërheq vëmendjen sepse nuk mund t’i flasësh ashtu një deputeteje të Kuvendit të Shqipërisë.

Rama: Si i thuhet tjetrit organizatë kriminale. Pikërisht se është vajzë duhet të përmbahet shumë herë më tepër. Ku ishe moj, në hënë ishe deri tani. A e pe cfarë u bë këtu. T’u përgjigja disa herë, por e ndryshova përgjigjen kur bëre prapë një akuzë pa pikë turpi. Po ku je ti këtu. Ka njerëz këtu që na ndjekin. Nuk mundesh ti të ngresh gishtin.

 

Të fundit