Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kumbaro: Këtë vit do jetë i ndaluar plazhi në Syrin e Kaltër

Kumbaro: Këtë vit do jetë i ndaluar plazhi në Syrin e

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka hedhur poshtë zërat për një marrëveshje me Greqinë për transferimin e ujit nga Syri i Kaltër në Sarandë.

E ftuar në emisionin ‘Open’ në News 24, Kumbaro tha se këtë vit do të jetë i ndalur plazhi në monument dhe qasja me makina do të jetë në një distancë 1.4 km larg.

Jo vetëm që do të rrijë aty ku është me status monument natyre, dhe për këtë kemi bërë një zgjerim të territori 293 hektarë duke i dhënë statusin park natyror. Syri i Kaltër shpesh herë ishte në rrezik nga dyndja e tejskajshme e vizitorëve. Këtë vit do të jetë i ndalur plazhi në monument dhe qasja me makina do të jetë në një distancë 1.4 km larg.

Pra kemi krijuar edhe shtigje rrotull tij për ata që duan të bëjnë shëtitje me këmbë. Çdo pretendim tjetër është fals”, u shpreh ministrja.

Të fundit