Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kundërshtoi kontrollin në shtëpinë e bashkëjetueses, GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt

Kundërshtoi kontrollin në shtëpinë e bashkëjetueses,

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, i cili kërkoi që kontrollet në banesën e partneres së tij në vilën në Hamallaj të cilësoheshin të paligjshme.

Trupa gjykuese në Seancën e sotme vendosi që në dhomë këshillimi të mos pranojë këtë ankimim. Gjykata e cilëson kështu kontrollin e kryer nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit si të ligjshëm. 

Më 8 mars 2023, oficerët e BKH kontrolluan banesën e Erjola Hoxhës, partneres së Ahmetajt në zonën e Gjirit të Lalzit si dhe sekuestruan telefonin e saj. Disa ditë pas kontrolleve, ku u gjetën disa sende me vlerë dhe dokumenta, Ahmetaj dhe Hoxha apeluan në GJKKO duke e konsideruar kontrollin të paligjshëm.. 

Ahmetaj kërkoi konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.

Ai është nën hetim nga SPAK për veprat penale: “Korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. SPAK ka sekuestruar disa vila që janë pronë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt

Të fundit