Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kunja mes socialistëve në komision, Hasani tall Koçekun gjatë mbledhjes

Kunja mes socialistëve në komision, Hasani tall Koçekun

Në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, socialistët kanë shkëmbyer disa kunja dhe ironi mes tyre. Bëhet fjalë për kryetarin e Komisionit Igli Hasani i cili ka ironizuar gjatë mbledhjes deputeten Marjana Koçeku.

Hasani ironizoi fjalimin e Koçekut e cila po fliste për një raport të bërë nga një qendër në Finlandë ku tregonte për luftën dhe kërcënimet hibride.

“Pavarësisht se Shqipëria nuk ka marrëdhënie direkte diplomatike me Iranin, cili mund të jetë kontributi i vendit tonë në raport me përpjekjet ndërkombëtare për uljen e tensioneve dhe zbutjen e këtij konflikti që pasojat i ka në nivel ndërkombëtar dhe dashur pa dashur na prek edhe neve si një vend i vogël i Ballkanit Perëndimor”, ishin fjalët e Koçekut.

Pas fjalëve të saj, Hasani është shprehur me ironi se për shqetësimet dhe pyetjet që deputetja kishte ai do të pyeste ministrin e Jashtëm për emrat e banorëve në Pekin.

“Do pyesim pastaj ministrin për emrat e banorëve të Pekinit”, u shpreh Hasani.

 

Të fundit