Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kur do shfuqizohet Bordi i çmimit të karburanteve? Përgjigjet ministrja e Financave

Kur do shfuqizohet Bordi i çmimit të karburanteve? Përgjigjet

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj foli për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ku u pyet se kur do të shfuqizohet Bordi i çmimeve të karburanteve.

Ajo u shpreh se kjo çështje është duke u diskutuar në Gjykatën Kushtetuese dhe në baza të vendimit të saj do të veprohet. Ibrahimaj tha se ndërhyrja ka qenë efektive sepse nuk ka lejuar tregtarët që të rrisin fitimin.

Kur do shfuqizohet Bordi i çmimit të karburanteve? Përgjigjet

“Në fakt Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve është duke u diskutuar në Gjykatën Kushtetuese, ka patur një seancë të parë, pritet një seancë e dytë  dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne do veprojmë. Megjithatë unë i qëndroj asaj që kam përsëritur gjatë vitit të kaluar që ndërhyrja e qeverisë në vendosjen e çmimeve të karburanteve ishte një ndërhyrje e detyruar nga kushtet në të cilat ndodheshim.

"Qeveria asnjëherë nuk ka dashur të ndërhyje në forcat e tregut, por duke parë që kishte luhatje që nuk reflekton realisht rritjen e çmimeve të tregut dhe që të evitonim cdo abuzim nga tregtarët  ne vendosëm të ndërhyjmë dhe shifrat tregojnë që ndërhyrja jonë ka qenë efektive”, u shpreh ministrja.

 

Të fundit