Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kur polici bashkiak i Tiranës shkel ligjin dhe ndërton pa leje në mes të kryeqytetit

Kur polici bashkiak i Tiranës shkel ligjin dhe ndërton pa leje në

Të shërbesh në Administratën Publike, do të thotë të jesh një njeri korrekt, të respektosh ligjin dhe të jesh në shërbim të qytetarëve... por fatkeqësisht jo të gjithë mendojnë kështu. Si në rastin që do t’ju tregojmë, ku një efektiv i Policisë Bashkiake të Tiranës, në vend që të jetë gardian i zbatimit të ligjit, bëhet shkelës i tij, duke përfituar nga detyra që mban dhe duke i lejuar vetes, të bëjë atë që qytetarë të zakonshëm nuk e bëjnë dot,  të ndërtojnë pa leje në mes të kryeqytetit.

Ndërtimi sipas efektivit Fation Hoxha, është në tokën e tij, dhe duke qenë kështu, atij i lind e drejta që ta zhvillojë. Dakort, askush nuk është kundër zhvillimit të pronës private, por ama ka disa proccedura në mungesë të së cilave, shumë persona janë përballur me ligjin. Apo mos duhet të jesh polic bashkiak që të mund të ndërtosh pa lejet përkatëse? Por le ta sqarojmë më mirë.

Kjo hapësirë në rrugën "Sulejman Delvina", për të gjithë qytetarët mbahet mnd si vendi ku për dekada me radhë janë shitur gazeta, ndërsa rruga ka qenë e aksesueshme për të gjithë qytetarët. Derisa Fationi, e merr tokën në zotërim dhe nis me planet për zhvillimin e saj. Kështu, ai sistemon zonën dhe e jep me qira, por pa kopsitur më parë dokumentat konform ligjit.

Momentalisht, hapësira, tashmë e investuar, është dhënë me qira tek një zotëri, i cili kioskën ku dikur shiteshin gazetat e ka larguar dhe në vend të saj ka vendosur një tjetër kioskë, tashmë për tregtimin e lëngjeve të frutave, ndërsa pjesën tjetër të tokës e ka shfryrëzuar, për të tregtimin e fruta perimeve, duke vendosur çadra, ulluqe dhe një rrethim me kangjela, pa përfshirë këtu dhe hedhjen e betonit.

Thënë trocc, pjesë pjesë, e copë copë hapësira përreth kioskës së vogël të dikurshme të gazetave, është zaptuar e gjitha nga i zoti i tokës.  Ndërsa Fationi është i vendosur të mos thojë asnjë fjalë për këtë shkejle të ligjit. Gjëtë përballjes me Piranjat, ai nuk jep asnjë përgjigje ndërsa nxiton të futet në Policinë Bashkiake të Tiranës.

Shef Fationi iku pa na sqaruar asnjë nga akuzat që i vijnë nga banorët përreth objektit pa leje... Ndërkohë që IMT duket se po pret të ngrohet koha për të ndërhyrë në favor të ligjit dhe të komunitetit./Piranjat.al

Të fundit