Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kur presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, e quante Hashim Thaçin 'George Washington'-in e Kosovës (VIDEO)

Kur presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, e quante Hashim
Foto Ilustruese/ Biden- Thaçi

Listës së politikanëve shqiptarë që kanë uruar presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden nuk i ka munguar as ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale tha se “Shqipëria dhe Kosova kanë te presidenti i zgjedhur i SHBA-së një mik të madh e të shquar”.  

Mirëpo, si kundërpërgjigje ndaj Berishës, kreu i grupit socialist, Taulant Balla ka publikuar një video ku presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, e thërret ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi “George Washington”-in e Kosovës.

“Pse agjenti i UDBA Sali Berisha e sulmoi kaq me pabesi Hashim Thaçin, duke guxuar ta quajë edhe “çirak i Beogradit”, ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden e quan Presidentin Thaçi “George Washington”-in e Kosovës”, shkruan Balla krahas videos.

Të fundit