Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kur Rilindja të ringjall/ Niko Peleshi `infektohet´ nga Rama, bën propagandë me pensionistin që ka ndërruar jetë

Kur Rilindja të ringjall/ Niko Peleshi `infektohet´  nga Rama,

Tashmë është një panoramë e parë fakti që qeveria me në krye Edi Ramën, ringjallin dhe persona të vdekur vetëm për të plotësuar listën e tyre apo dhe për të përmbushur propogandën.

Dhe mesa duket nga shefi qenka `infektuar´ dhe kryetari i GP të Partisë Socialiste, Niko Peshi.

Në përpjekje për të amortizuar mashtrimin me rritjen e pensionve, eksponentë të mazhorancës, mes tyre edhe Peleshi, kanë mbushur profilet e tyre me të moshuar për të mbuluar mashtrimin e rritjes së pensioneve. gjë që ishte një tallje me rritje 4-mij lek të vjetra.

Denoncimin e ka bërë aktivisti i njohur korçar, Ilir Vrenozi, i cili i ka bërë thirrje Peleshit të mos përdorë edhe të vdekurit për propagandë.

"O Niko po si nuk te tha njeri bre, ke dy dite qe ke bere kete status... po Stavri ka vdekur o Niko, nuk e ndihmon dot më si pensionist ... po hiqe kete status se ska lezet.... Stavri Jano ka vdekur o Niko vellai, gjej nje pensionist tjeter per foto e ti rritesh pensionin....", thuhet në postimin e Vrenozit.

Ne 2023  ende pa nisur zyrtarisht gara për zgjedhjet vendore të 14 majit, Kryebashkiaku Erion Veliaj, bëri publik listën me emrat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.

Në listë ranë në sy disa emra si kandidimi i Endri Fugës, ish këshilltari i kryeministrit Edi Rama.

Ajo që vlen për t’u përmendur është fakti se në listë janë renditur 67 emra dhe vetëm gjysma prej tyre (35) janë nga Tirana.

Po ashtu, nuk mund të kalonte pa rënë në sy një gafë që bëri xhiron e rrjettit. Një nga kandidatet, konkretisht Arta Dollani, e 11-ta në listë, ndonëse ka origjinë nga Tirana “nuk ka lindur ende”. Ditëlindja e saj shënohej në 13.04 2023.

Po ashtu në vitin 2017, në "listën e zezë” e publikuar nga ana e Edi Ramës, ka shkaktuar shumë polemika. Jo vetëm për faktin që Rama ka nxjerrë punonjës administrate të dyshuar për korrupsion pa u verikuar, por edhe për çudirat.

Një prej këtyre çudirave, është emri i 36 në listën e Ramës, që thuhet se është drejtor në Këlcyrë.

Ai quhej Resul Llogo. Por, ky person nuk ekzistonte fare në Këlcyrë, madje sipas të dhënave të gazetës ‘Tema’, nuk ekzistonte as në gjendjen civile. Nga verikimet e mëtejshme, bëhej fjalë për një emër të ngjashëm nga Gjiroakstra, por që nuk jetonte më. Ai kishte qenë kryetar i Këshillit të Qarkut dikur, por tashmë kishte vdekur.

Të fundit