Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kursimi i energjisë me gjobë: Insitucionet shtetërore të kursejnë ose gjobiten me 50 mijë lekë

Kursimi i energjisë me gjobë: Insitucionet shtetërore të

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, pashpallur sot vendimet e fundit të qeverisë në sektorin e energjetikës.

Balluku deklaroi se çdo institucion shtetëror që nuk kursen 15% të energjisë elektrike krahasuar me faturën e një viti më parë, drejtuesi do të gjobitet në masën 50 mijë lekë.

Balluku tha se do të emërohet një administrator energjetik i cili do të ketë si target uljen në 15% të konsumit të energjisë në çdo institucion shtetëror.

“Do të kërkojmë uljen e konsumit të energjisë elektrike për sa i përket institucioneve shtetërore. Për këtë arsye përmes këtij projekt-akti kërkojmë nga 15 % të energjisë së konsumuar krahasuar me faturën e një viti më parë. Kjo energji është ekuivalente me 3.4 miliardë lekë. Duke nisur nga të gjithë institucionet shtetërore do emërojmë një administrator energjetik që do ketë si target uljen e konsumit me 15 % për çdo institucion. Masa është deri në 50 mijë lekë gjobë për çdo drejtues institucioni i të cilit harxhon më shumë energji”, u shpreh Balluku.

Të fundit