Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kush do ta drejtojë Himarën pas arrestimit të Goros? Tavo: E vendos Këshilli Bashkiak

Kush do ta drejtojë Himarën pas arrestimit të Goros? Tavo: E

Prefekti i sapoemëruar i Vlorës, Vangjel Tavo ka reaguar për vendin vakant të kryebashkiakut të Bashkisë së Himarës, pas arrestimit të Jorgo Goros.

Sipas Tavos, është kompetencë e Këshillit Bashkiak të caktojë kryetarin e komanduar të këtij institucioni vendor.

Këshilli i bashkisë cakton jo zgjedh një nga nënkryetarët e bashkisë që janë në detyrë për të kryer funksionin e kryetarit deri në zgjidhjen e problematikës në Himarë”, tha Tavo.

Të premten në datën 29 mars mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për të vendosur mes dy nënkryetarëve Piervin Gjikuria apo Blerina Bala.

Sakaq, sipas Tavos, ende nuk dihet nëse do të shfrytëzohet rasti edhe për caktimin e njërit prej nënkryetarëve në drejtimin e bashkisë.

“Nuk kam asnjë dijeni, në dijeninë time nesër ka një mbledhje të këshillit të bashkisë së Himarës, është totalisht kompetencë e bashkisë dhe është kompetencë e tyre për të vendosur në rend dite ose jo nesër caktimin e njërit nga dy nënkryetarët”, u shpreh ai.

Blerina Bala përflitet si pretendentja kryesore për të zëvendësuar Jorgo Goron.

Të fundit