Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kush është deputeti i PS që ‘injoroi’ propozimin e Ballës?

Kush është deputeti i PS që ‘injoroi’ propozimin e

Taulant Balla, në përpjekje për të mbyllur seancën e Kuvendit, propozoi që të kalohet në proces të përshpejtuar për projektligjet, taktikë që u zbatua edhe në seancën e kaluar.

I vetmi që nuk iu bashkua votimit të propozimit të Ballës, ishte deputeti Fatmir Xhafaj. Socialisti është parë gjatë votimit duke qëndruar me telefon pa preferuar të ngrejë kartonin e gjelbër për t’i dhënë ‘PO’ votimit të përshpejtuar.

Seanca u ndërpre dy herë pas kaosit që u krijua duke i hequr të drejtën e fjalës opozitës. Deputetët demokratë protestuan në shenjë revolte duke kërkuar zbatimin e rregullores.

Nikolla përjashtoi Gazment Bardhi, kur ky i fundit tentoi t’i hiqte mikrofonin ministrit Niko Peleshi.

Socialistët vijuan votimin e rendit të ditës pa votat e demokratëve duke mbyllur seancnën.

Të fundit