Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kush harxhon më shumë se 700 kw paguan më shtrenjtë, Ahmetaj tregon familjet që preken

Kush harxhon më shumë se 700 kw paguan më shtrenjtë, Ahmetaj

Qeveria paralajmëroi shtrenjtim të energjisë elektrike për ata konsumatorë që harxhojnë më shumë se sa fasha 700 kw.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj tregoi se cilat kategori do të prekë shtrenjtimi i energjisë. Ahmetaj tha se për familjet që shpenzojmë nën 700 kw, nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë. Ndërsa për familjet që shpenzojmë më shumë se fasha, Ahmetaj tha se do të trajtohet me progresivitet.

Zv.kryeministri iu referua edhe bizneseve duke thënë se bizneset e tensionit të mesëm do të subvencionohen, por në një nivel tjetër.

“Në konceptin kush fiton më pak do paguajë më pak, ato familje që shpenzojnë 700 kw e sipër do paguajnë më shumë. Ata që shpenzojnë nën 700 kw nuk u ndryshon çmimi. Ato familje që kanë shumë më shumë të ardhura, shpenzojnë më shumë. Jemi duke folur për 700 kw e sipër ku kapaciteti është shumë më shumë se kapaciteti i nevojshëm. Këto familje do trajtohen me progresivitet. Në raport me mundësitë dhe progresivitetin, ka një pjesë të vogël të familjeve, që harxhojnë rreth 25% të konsumit të energjisë, që kalojnë mbi 700 kw. Për bizneset nëse ne ato rreth 7500 sipërmarrje të tensionit të ulët do i kishim lënë në mëshirë të tregut do paguanin 34 lekë, sot paguajnë 18 lekë. Sepse qeveria ka bërë indeksimin e çmimit për të mos i lënë në mëshirë të fatit. Qytetarëve të këtij vendi që kanë të ardhura mesatare dhe shkojnë te tavani 700 nuk do u rritet asnjë cent. Edhe për 7500 bizneset të tensionit të mesëm do i subvencionojmë në një nivel tjetër”, tha Ahmetaj.

Të fundit